RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja e trefishtë në Lipjan, dyshohet se krimi ndodhi brenda familjes

vrasja-e-trefishte-ne-lipjan,-dyshohet-se-krimi-ndodhi-brenda-familjes

Vendi është tronditur nga një vrasje e trefishtë, e cila dyshohet se ka ndodhur brenda një familje në fshatin Rufc të Lipjanit, këtë të premte pasdite.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 16:30 ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin e sipërpërmendur.

Vdekja e tyre është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se viktimat janë familjarë dhe se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Sipas burimeve, babai dyshohet se ka vrarë gruan dhe djalin e tij, dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me Prokurorinë, por nga ky institucion nuk janë përgjigjur në telefonata.

Related posts

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

RTI

Mali ndalon kanalet televizive franceze për “nxitje të terrorizmit” dhe “fyerje të shtetit”

Muhamet Ramadani

Sulm ‘masiv’ gjatë natës në Kryvyi Rih

Muhamet Ramadani