RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan, iftarin e parë me të prekurit nga tërmeti në Kahramanmaraş

presidenti-erdogan,-iftarin-e-pare-me-te-prekurit-nga-termeti-ne-kahramanmaras

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, iftarin e parë të muajit Ramazan do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti në qytetin Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se nesër Erdoğan do të vizitojë qytetin Kahramanmaraş si dhe do të marrë informacione dhe do të kryejë inspektime lidhur me punimet e kryera në qytet.

Më pas presidenti Erdoğan do të takohet me qytetarët në Kahramanmaraş dhe iftarin e parë do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti.

Mësohet se Erdoğan do të takohet herë pas here me qytetarët në zonën e tërmetit gjatë muajit të Ramazanit.

Related posts

Policia izraelite detyron familjen palestineze të largohet nga shtëpia në Kudsin Lindor

Muhamet Ramadani

Aktivistët e klimës apel qeverive që përmes lëndëve djegëse fosile dëmtojnë mjedisin

admin

Një avion luftarak amerikan rrëzohet në Korenë e Jugut

admin