RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti-Lajçakut: Nuk bën të barazohet fjala komunitet me fjalën komunë apo Asociacion

kurti-lajcakut:-nuk-ben-te-barazohet-fjala-komunitet-me-fjalen-komune-apo-asociacion

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me nenin 7 të marrëveshjes bazë të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për të cilën palët janë dakorduar, e në të cilën pikë përmende edhe vetëmenaxhimi i komunitetit serb.

Në lidhje me këtë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak mbrëmë ka deklaruar se ky nen nënkupton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Dua të jem i qartë, Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën. Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e një lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Përndryshe, kjo do të nënkuptonte Nenin 10, që thotë se të gjitha marrëveshjet e mëparshme, plus Nenin 7, pra aranzhime shtesë, që nuk do të kishte logjikë”, ka thënë ai për REL-in.

Në lidhje me këtë deklarim ,Kurti sot tha se ekziston një dallim në mes komunave she komunitetit, pasi sipas tij, ky i fundit nuk është kategori territoriale.

“Në pikën 7 të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit jo komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative, pra nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme, por nuk janë e njëjta gjë”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu i pari i vendit tha se “nga pikëpamja ime juridike kur themi komuniteti serb, atëherë shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas Këshillit të Evropës”.

“Kjo është platforma në të cilën angazhohemi për komunitetet, përfshirë edhe atë serb. Ne nuk e mohojmë që janë bërë dy marrëveshje nga paraardhësit tanë, por të dyja janë shumë të cenuara në të kaluarën. Marrëveshja e parë është cenuar nga vetë presidenti i Serbisë, ndërsa marrëveshja e dytë e vitit 2015 nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, duhet t’i kemi parasysh edhe këto elemente”, ka deklaruar Kurti duke shtuar se “nuk bën të barazohet fjala komunitet me fjalën komunë apo asociacion”,shtoi Kurti.

Related posts

Gjermania e vlerëson rolin e KFOR-it dhe ndihmën për stabilitetin në Kosovë

admin

Numri i të vdekurve në Siri do të rritet, paralajmëron OKB

rezart morina

Erdoğan për CNN International: Populli turk do të dëshmojë fuqinë e demokracisë turke

rezart morina