RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan mbërrin në Arabinë Saudite

presidenti-erdogan-mberrin-ne-arabine-saudite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Arabinë Saudite për një vizitë pune njëditore, raporton Anadolu.

Avioni i Erdoganit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Xheda, ku ai u prit nga Mishaal bin Abdulaziz Al Saud, zëvendës guvernator i rajonit të Mekës, ambasadori i Turqisë në Riad, Emrullah Isler dhe konsulli i përgjithshëm në Xheda, Mustafa Unal.

Presidenti më pas u nis me rrugë për në qytetin e shenjtë të Mekës.

Gjatë vizitës, Erdogani pritet të takohet me princin dhe kryeministrin saudit, Mohammed bin Salman dhe kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.

Ende nuk ka detaje tjera të takimeve.

Related posts

Su’lmet iz’raelite vrasin 31 pa’lestinezë në të gjithë Rripin e Ga’zës

Muhamet Ramadani

Kosovë, ndërron jetë ushtari turk i KFOR-it

Muhamet Ramadani

Tensionet në pikat kufitare, Kosova i kërkon Perëndimit masa ndaj Vuçiçit: Ndaleni para se të hyjë në luftë

admin