RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan niset për vizitë në Afrikën e Jugut për Samitin e Liderëve të G20

presidenti-erdogan-niset-per-vizite-ne-afriken-e-jugut-per-samitin-e-lidereve-te-g20

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u nis për në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20, raporton Anadolu.

Ai u përcoll në aeroportin “Esenboga” nga zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin dhe personalitete të tjera.

Gjatë vizitës së tij për në Republikën e Afrikës së Jugut, Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe nga ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Simsek, drejtori i Komunikimeve të Presidencës Burhanettin Duran, shefi i Kabinetit të Presidencës Hasan Dogan, këshilltari kryesor i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Akif Çagatay Kiliç, zëvendëskryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe zhvillim (AK Parti) Omer Çelik dhe disa zyrtarë të tjerë.

Related posts

Irani: 345 studentë dhe mësues të vrarë në sulmet SHBA-Izrael

Irfan Jahiu

Qeveria e Suedisë edhe mbron djegien e Kuranit me “lirinë e shprehjes” edhe kritikon veprimin

admin

Kriza humanitare dhe dhuna vazhdojnë në Sudan

RTI