RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan përgëzon presidentin azerbajxhanas Aliyev për fitoren e rizgjedhjes

presidenti-erdogan-pergezon-presidentin-azerbajxhanas-aliyev-per-fitoren-e-rizgjedhjes

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, si dhe e uroi atë për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se Erdoğan shprehu shpresë se rizgjedhja e Aliyev-it si president do të ishte favorshme për Azerbajxhanin.

Sipas rezultateve të para, Aliyev ka marrë mbi 93 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të mbajtura sot. Konkurrenti më i afërt i tij, kandidati i pavarur Zahid Oruj mori 1,8 për qind të votave.

Rreth 6.5 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin, duke përfshirë qytetarët me vendbanim jashtë vendit.

Zgjedhjet e fundit presidenciale, të cilat mbahet çdo shtatë vjet në Azerbajxhan, u zhvilluan më 11 prill të vitit 2018. Një dekret i nënshkruar nga Aliyev në fund të vitit të kaluar çoi mbajtjen e zgjedhjeve përpara datës së tyre të përcaktuar më parë për në tetor të vitit 2025.

Related posts

Presidentes i zbret afro 1000 € rroga

rezart morina

Sveçla: Institucionet e Serbisë janë të interesuar të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë

admin

UNICEF: 11.600 të mitur zbarkuan në Itali në 9 muaj

admin