RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: 11.600 të mitur zbarkuan në Itali në 9 muaj

unicef:-11.600-te-mitur-zbarkuan-ne-itali-ne-9-muaj

Mbi 11.600 të mitur të huaj të pashoqëruar kanë mbërritur në Itali midis janarit dhe mesit të shtatorit të këtij viti, duke kaluar me gomone dhe varka emigrantësh Detin e Mesdheut.

Sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë, kjo shifër është 60% më e lartë se në të njëjtën periudhë në vitin 2022, kur rreth 7200 të mitur të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre bënë kalimin nga Afrika e Veriut drejt Italisë.

Të dhënat e fundit janë publikuar nga UNICEF, pasi përfaqësuesit e tyre kryen një mision në Lampeduza, ishullin e “pushtuar” nga mijëra emigrantë.Numri i emigrantëve që mbërritën në ishull arriti kulmin gjatë muajit shtator, me 4800 njerëz që zbarkuan në një ditë të vetme.

Dhe Mesdheu, thotë agjencia e fëmijëve, është shndërruar në një “varrezë” fëmijësh, pasi është trefishuar numri i emigrantëve që vdesin në tentativën për ta kaluar atë.

“Deti Mesdhe është bërë një varrezë për fëmijët”. Midis qershorit dhe gushtit 2023, të paktën 990 njerëz, përfshirë fëmijë, vdiqën në det pasi u mbytën në Mesdheun qendror”, bën me dije UNICEF.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, kanë humbur jetën 334 persona.

Related posts

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Forcat serbe 25 vjet më parë po kryenin spastrim etnik

admin

Sindikata franceze i bën thirrje qeverisë të ndalë eksportet e armëve drejt Izraelit

Hevzi

Osmani e Kurti kërkojnë heqjen e masave ndëshkuese: Ka tendencë të keqpërdoren për ta kushtëzuar Kosovën

admin