RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan pret me ceremoni zyrtare kryeministrin italian Draghi

presidenti-erdogan-pret-me-ceremoni-zyrtare-kryeministrin-italian-draghi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pritur me ceremoni zyrtare kryeministrin e Italisë, Mario Draghi i cili ndodhet në Türkiye për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Automjeti i kryeministrit Draghi u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në hyrjen e protokollit.

Presidenti Erdogan e priti Draghin në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial.

Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale të presidentit Erdogan dhe kryeministrit Draghi, u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve. Teksa Draghi përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen në turqisht “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtarë) në ceremoni të pranishëm ishin edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.

Pas prezantimit të delegacioneve përkatëse të dy vendeve, Erdogan dhe Draghi qëndruan përpara flamujve të Turqisë dhe Italisë.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu, ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, kreu i çështjeve administrative të Presidencës, Metin Kıratlı, kreu i Drejtorisë për Komunikim i Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın si dhe prefekti i Ankarasë, Vasip Şahin.

Related posts

Qeveria franceze nuk gjen qetësi, protestat masive mbyllin biznese e shkolla

admin

Çetnikët e Bosnjës, të papenguar në mediat sociale

admin

Gaza: Arrihet armëpushimi në mes të Izraelit dhe Xhihadit Islamik

admin