RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan shënon Ditën e Gjuhës Turke, bën thirrje për mbrojtjen dhe pasurimin e turqishtes

presidenti-erdogan-shenon-diten-e-gjuhes-turke,-ben-thirrje-per-mbrojtjen-dhe-pasurimin-e-turqishtes

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shënoi Ditën e Gjuhës Turke, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe pasurimit të gjuhës turke dhe përcjelljes së saj te brezat e ardhshëm, njoftoi të shtunën Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, transmeton Anadolu.

“Turqishtja nuk është thjesht një mjet komunikimi për kombin tonë, por edhe bartëse e historisë, kulturës, trashëgimisë sonë qytetëruese dhe kujtesës kolektive”, tha Erdogan në një mesazh të publikuar nga Drejtoria e Komunikimeve në platformën sociale turke NSosyal, me rastin e Ditës së Gjuhës Turke.

Ai tha se turqishtja është pasuruar ndër shekuj përmes ndërveprimit me kombe dhe gjeografi të ndryshme dhe se ka shprehur mendimet dhe ndjenjat e kombit në fusha që nga poezia dhe letërsia deri te shkenca dhe arti.

“Detyra jonë me rastin e 26 shtatorit, Ditës së Gjuhës Turke, është ta mbrojmë turqishten si një trashëgimi të besuar nga e kaluara, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave të ardhshëm në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha Erdogan.

Ai theksoi rëndësinë e nxitjes së përdorimit “të saktë, të bukur dhe të kujdesshëm” të gjuhës turke dhe forcimit të vlerësimit të saj nga fëmijët dhe të rinjtë.

“Le të mos harrojmë se një komb që mbron gjuhën e tij, mbron edhe historinë dhe të ardhmen e tij”, shtoi ai.

Related posts

Vrasja e Selavdi Shehaj në plazh/ U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, autoritetet italiane urdhër arrest për trafikantin shqiptar të drogës, Altin Sinomati

admin

Kosovë, presidentja Osmani diskuton datën e zgjedhjeve me partitë politike por pa partinë në pushtet

admin

Vladimir Putin pritet ngrohtë nga Kim Jong Un, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shqetësuara nga ‘thellimi’ i marrëdhënieve Rusi-Kore e Veriut

admin