RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kur një shoqëri funksionon si shoqatë gjuetarësh…për njerëz!

kur-nje-shoqeri-funksionon-si-shoqate-gjuetaresh…per-njerez!

Izraeli fal ushtarin që vrau një palestinez të paarmatosur…

Në Izrael është Yom Kippur, dita e agjërimit dhe e faljes. Në Jeruzalem, një baba shkon me dy fëmijët e tij në dyqan, ndërsa në gjoks mban një pushkë sulmi M16.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, u ka kërkuar qytetarëve të mbajnë armët me vete gjatë kësaj dite, “edhe në sinagoga”. Nën këtë atmosferë, presidenti izraelit Isaac Herzog vendosi të falë një ish-ushtar të dënuar për vrasjen e një palestinezi në vitin 2016.

Elor Azaria qëlloi në kokë Abdel Fattah al-Sharif, 21 vjeç, ndërsa ky i fundit ndodhej i paarmatosur dhe i shtrirë në tokë. Ngjarja u filmua nga një fotograf palestinez që punonte për organizatën izraelite të të drejtave të njeriut B’Tselem.

Azaria u arrestua dhe u dënua për “vrasje nga pakujdesia” me 18 muaj burg. Ai u lirua në maj 2018, pasi kishte vuajtur vetëm nëntë muaj. Vendimi shkaktoi një përplasje të fortë politike në Izrael, ku protestues të krahut të djathtë kërkuan lirimin e tij.

Në atë kohë, ministri i Mbrojtjes Moshe Ya’alon dhe shefi i shtabit të ushtrisë, Gadi Eisenkot, e dënuan veprimin dhe këmbëngulën që ushtari të përballej me gjyqin ushtarake.

Tani, Eisenkot është një nga kandidatët kryesorë për të pasuar Benjamin Netanyahun si kryeministër. Herzog e hoqi dënimin penal të Azarias, duke thënë se vepronte pas një kërkese të ministrit aktual të Mbrojtjes, Israel Katz.

Ndërkohë Azaria, nuk ka shprehur pendesë apo marrë përgjegjësi për veprimin e tij. Vendimi është një tjetër shenjë e normalizimit të dhunës ndaj palestinezëve.

Vrasja e palestinezëve nga ushtria, policia apo kolonët është bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa falja presidenciale përcjell një mesazh të fortë për shoqërinë izraelite.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur dhuna nuk fshihet më pas gjuhës së “demokracisë dhe sigurisë”, por shfaqet gjithnjë e më hapur. Pak ditë para faljes së Azarias, Alaa Mahamid, një palestinezo-izraelit nga Umm Al-Fahm, u qëllua për vdekje nga policia rrugore.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se policët ndaluan automjetin e tij dhe pasi ai doli prej tij, një policv e qëlloi nga afër. Familjarët e tij e kanë cilësuar ngjarjen si një ekzekutim, ndërsa vëllai i tij tha se Alaa kishte probleme të shëndetit mendor.

Sipas B’Tselem, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor janë vrarë 1.087 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, mes tyre 242 fëmijë dhe 21 gra. Organizata thotë se ushtarët, policët dhe kolonët izraelitë gëzojnë një shkallë të lartë pandëshkueshmërie.

Midis viteve 2016-2024, sipas saj, janë paraqitur 2,427 ankesa kundër ushtarëve, por vetëm në 22.7 për qind të rasteve janë hapur procedura për aktakuzë dhe vetëm 0.9 për qind kanë përfunduar me ngritjen e aktakuzës.

Azaria e mirëpriti vendimin e Herzog: “Është e rëndësishme që asnjë luftëtar të mos kalojë atë që kalova unë.” Edhe ministri Katz e cilësoi faljen si “të drejtë, njerëzore dhe të përshtatshme”.

Ndërkohë, në prag të zgjedhjeve, mbështetës të Ben Gvirit po shpërndajnë në shkollat e mesme varëse çelësash në formë arme, me mbishkrimin “Armët shpëtojnë jetë”. Më shumë se 250 mijë licenca për armëmbajtje private janë lëshuar në Izrael. tesheshi

Related posts

Kërkohet që pronat e Xhafer dhe Qazim Devës që janë konfiskuar nga Serbia t’i kthehen familjes së tyre

admin

“Dënoj intervenimin barbar të Iz’raelit kundër protestës paqësore kundër ok’upimit në Bregun Perëndimor”

Muhamet Ramadani

Grupi “Wagner” njofton se vazhdon aktivitetet në Afrikë dhe Bjellorusi

Muhamet Ramadani