RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan takohet me homologun irakian

presidenti-erdogan-takohet-me-homologun-irakian

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me presidentin e Irakut, Abdul Latif Rashid, raporton Anadolu.

Takimi mes Erdoğan dhe Rashid u zhvillua në Pallatin Bagdad me dyer të mbyllura për mediat.

Presidenti Erdoğan u prit nga kryeministri irakian Mohammed Shia al Sudani dhe zyrtarë të tjerë irakianë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

Në vizitën e tij në Irak, presidentin Erdoğan e shoqërojnë ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumaklı, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kreu i Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

Në kuadrin e vizitës së tij njëditore, presidenti Erdoğan do të takohet në Bagdad me presidentin Abdul Latif Rashid dhe kryeministrin Mohammed Shia Al Sudani. Erdoğan dhe Sudani do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media, ndërsa do të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve.

Në kuadër të takimeve, Erdoğan më pas do të zhvillojë vizitë në Erbil.

Related posts

SHBA lidhur me tensionet Iz’rael-He’zbollah: Askush nuk dëshiron lu’ftë më të gjerë rajonale

RTI

Masakra e Nakaradës në Kosovë, Kurti: Prokuroria Speciale të bëjë drejtësi

admin

Chollet i kërkon Kurtit ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë

admin