RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 34.151 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-34.151-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 54 palestinezë ndërsa 104 të tjerë janë plagosur

Është rritur në 34.151 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 199 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 54 palestinezë ndërsa 104 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.151 ndërsa i të plagosurve në 77.084.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Osmani takoi përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Kosovë: Srebrenica, simbol i tmerrit të krimeve gjenocidale serbe

admin

Reciprociteti me Serbinë, Sveçla: Pa asnjë hezitim do t’i realizojmë vendimet nga 1 shtatori

admin

KFC mbyll përkohësisht 108 dyqane në Malajzi pas bojkotit kundër Izraelit

rezart morina