RTV AHIRETI
Lajme

Presidenti Erdogan: Turqia dhe Arabia Saudite do të bashkëpunojnë për rindërtimin e Sirisë

presidenti-erdogan:-turqia-dhe-arabia-saudite-do-te-bashkepunojne-per-rindertimin-e-sirise

Turqia do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin e Sirisë dhe do të punojë në bashkëpunim me Arabinë Saudite për rindërtimin e Sirisë, ka deklaruar presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi me Princin saudit të Kurorës Mohammed bin Salman në Riad, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, liderët gjatë takimit të tyre kanë diskutuar çështje rajonale dhe globale, marrëdhëniet bilaterale, energjinë dhe mbrojtjen.

Ankaraja vazhdon të punojë për rindërtimin e Gazës, ka thënë Erdogan, duke bërë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund krizës humanitare.

Dy liderët gjithashtu kanë diskutuar në detaje situatën më të fundit në Jemen dhe zhvillimet në Afrikën Lindore.

Erdogan ka shprehur vendosmërinë për t’i çuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite në një “nivel më të lartë”, nëpërmjet hapave që do të ndërmerren në shumë fusha.

The post Presidenti Erdogan: Turqia dhe Arabia Saudite do të bashkëpunojnë për rindërtimin e Sirisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Xhaferoviq: Çdo vizitë e presidentit Erdoğan në BeH dhe në rajon ka efekt qetësues dhe balancues

admin

Paralajmërimi i Moskës, Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë bërthamore, por armët janë në gatishmëri 

admin

Osmani takon Abdixhikun: Kushtetuesja duhet ta bëjë vlerësimin e draftstatutit të Asociacionit

Muhamet Ramadani