RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane në Detin Arabik

shba-ja-rrezon-nje-dron-iranian-qe-po-i-afrohej-aeroplanmbajteses-amerikane-ne-detin-arabik

Një avion luftarak amerikan ka rrëzuar sot një dron iranian në Detin Arabik, pasi ai i është afruar një aeroplanmbajtëseje amerikane, ka thënë një zyrtar, sipas raportimeve mediatike, transmeton Anadolu.

“‘USS Abraham Lincoln’ (CVN 72) po lundronte në Detin Arabik, rreth 500 milje larg bregut jugor të Iranit, kur një dron iranian ‘Shahed-139’ manovroi në mënyrë të panevojshme drejt anijes”, ka thënë zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), Kapiten Tim Hawkins,

“Droni iranian vazhdoi të fluturonte drejt anijes pavarësisht masave për uljen e tensioneve të ndërmarra nga forcat amerikane që operojnë në ujëra ndërkombëtare”, ka shtuar Hawkins, raportojnë mediat.

Hawkins ka thënë se forcat po sigurojnë mbrojtjen e personelit amerikan, anijeve dhe avionëve në Lindjen e Mesme.

“Vazhdimi i ngacmimeve dhe kërcënimeve iraniane në ujëra dhe hapësirë ajrore ndërkombëtare nuk do të tolerohet. Agresioni i panevojshëm i Iranit pranë forcave amerikane, partnerëve rajonalë dhe anijeve tregtare rrit rrezikun e përplasjeve, keqllogaritjeve dhe destabilizimit rajonal”, ka shtuar ai.

Related posts

Të paktën 13.430 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori

Muhamet Ramadani

Zelenskyy: Bota duhet t’i përgjigjet me vendosmëri përpjekjeve ruse për të penguar eksportet e Detit të Zi

admin

Gjermania mbështet sulmet ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Jemen

Muhamet Ramadani