RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Këshillit Evropian: Ne mbështesim të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE

presidenti-i-keshillit-evropian:-ne-mbeshtesim-te-ardhmen-e-ballkanit-perendimor-ne-be

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) mbështet fuqishëm të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, transmeton Anadolu.

Pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Bruksel, Costa theksoi se zgjerimi i bllokut është thelbësor për sigurinë, prosperitetin dhe besueshmërinë e Evropës.

“Zgjerimi është një proces i bazuar në meritë. Ata që ecin më shpejt nuk duhet të frenohen, por përkundrazi duhet të shërbejnë si frymëzim”, tha ai.

Duke theksuar progresin gjatë vitit të kaluar, Costa theksoi: “Mali i Zi mbylli pesë kapituj negociues, Shqipëria hapi të gjitha klasterët negociues, Maqedonia e Veriut forcoi lidhshmërinë rajonale, Bosnjë e Hercegovina miratoi Agjendën e Reformave, ndërsa Kosova ndërmori hapa për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve”.

Ai theksoi rëndësinë e tejkalimit të së kaluarës për të ecur drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

“BE-ja mbetet partneri më i besueshëm i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto vende janë pjesë e familjes evropiane”, shtoi Costa.

Presidenti i Këshillit të BE-së njoftoi se samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Mal të Zi në qershor të vitit 2026.

Related posts

Edi Rama sot në Kosovë, takim me Vjosa Osmanin pa prani mediash

Kushtrim Guraj

Mbi 1.800 fabrika të shkatërruara nga forcat paraushtarake të RSF-së në Khartum

admin

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Muhamet Ramadani