RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar

perleshje-mes-forcave-izraelite-dhe-palestinezeve-ne-kudsin-lindor-te-pushtuar

Në Kudsin Lindor të pushtuar shpërtheu një përleshje mes forcave izraelite dhe të rinjve palestinezë që kundërshtuan prishjen e shtëpive të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe bomba të zëshme ndaj të rinjve palestinezë në lagjen Jabal al-Mukebber të Kudsit Lindor.

Të rinjtë palestinezë, të cilët bllokuan rrugët e lagjes duke djegur kontejnerë plehrash dhe goma, i janë përgjigjur ndërhyrjes së forcave izraelite edhe duke hedhur gurë.

Tregtarët në lagje gjithashtu hynë në një grevë njëditore për të protestuar ndaj politikës izraelite për prishjen e shtëpive të tyre me pretendimin se ato ishin “të palicensuara” dhe të mbyllura.

Më 29 janar, forcat izraelite rrënuan shtëpinë e një palestinezi në lagjen Jabal al-Mukebber, duke pretenduar se ishte pa leje.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, njoftoi se ai kishte urdhëruar prishjen e 14 shtëpive palestineze në Kudsin Lindor me të njëjtin arsyetim.

Vlen të përmendet se vendimi i Ben-Gvir erdhi pas tensioneve në rritje në Jenin dhe Kudsin Lindor.

Ndërsa Izraeli shkatërron shtëpitë dhe strukturat palestineze në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të cilët i pushtoi në vitin 1967, me arsyetimin se ato janë “pa leje”, përpjekjet palestineze për të marrë leje shpesh dështojnë për shkak të praktikave penguese të autoriteteve izraelite.

Related posts

Ushtarët izraelitë arrestojnë 25 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Kosova e Serbia javën e ardhshme në Bruksel, pritet të diskutohet mbi vendimin e BQK për dinarin

admin

Mbyten pesë emigrantë duke tentuar ta kalojnë Kanalin Anglez

admin