RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Qipros: Anija e dytë me ndihma, e gatshme të niset drejt Gazës

presidenti-i-qipros:-anija-e-dyte-me-ndihma,-e-gatshme-te-niset-drejt-gazes

Anija e dytë e mbushur me ndihma ushqimore është e gatshme të niset nga Qipro drejt Rripit të Gazës të shtunën, tha presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides.

Anija e parë me ndihma ushqimore mbërriti në enklavën e rrethuar palestinezeve të premten mbrëma.

Gati 200 tonë ushqim mbërritën dje në enklavë përmes rrugës së re detare drejt Gazës, e cila është shkatërruar nga tashmë një fushatë pesëmujore ushtarake e Izraelit.

“Anija e parë është nisur të kthehet në Qipro, dhe ne jemi të gatshëm ta nisim anijen e dytë”, tha Christodoulides të shtunën.

Anija e dytë, me 240 tonë ndihma, është ankoruar në portin e Larnacës në pritje të dritës jeshile për të lundruar. Ngarkesa e re përmban ushqime të konservuara dhe shumë produkte të tjera.

Nëse rruga e re detare është e suksesshme, ajo do të ndihmojë në lehtësimin e krizës së urisë në Gazë, ku shumica e popullit përballet me kequshqyerje.

Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Richard Peeperkorn, tha në fillim të marsit se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute.

Related posts

Turqi, një vajzë e re shpëtohet nga rrënojat 248 orë pas tërmetit

admin

Kryeministri spanjoll njofton se do ta njohin shtetin e Palestinës para verës

rezart morina

Komisioneri i OKB-së: Mijëra civilë në Sudan pa kujdes mjekësor dhe ushqim

rezart morina