RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Qipros Turke: Kurrë nuk do të heqim dorë nga atdheu, sovraniteti dhe shteti ynë

presidenti-i-qipros-turke:-kurre-nuk-do-te-heqim-dore-nga-atdheu,-sovraniteti-dhe-shteti-yne

“Luftëtarët dhe ushtarët turq kanë dhënë jetën duke qëndruar krah për krah në këto territore”, tha Tatar i cili theksoi se atdheu dhe shteti janë amanet i dëshmorëve të shenjtë

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar tha se “Kurrë nuk do të heqim dorë nga atdheu, sovraniteti dhe shteti ynë. Kjo është përgjegjësia jonë më e madhe për brezat e ardhshëm dhe fëmijët tanë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Tatar publikoi një mesazh me shkrim me rastin e 48-vjetorit të fazës së dytë të Operacionit të Paqes në Qipro, i cili u krye nga Forcat e Armatosura Turke me parullën “Ayşe të shkojë në pushime” me qëllim për të parandaluar shtypjen dhe persekutimin e turqve në Qipro nga qipriotët grekë dhe për të vendosur paqen dhe qetësinë në ishull.

Ai rikujtoi se mëmëdheu Turqia fazën e dytë të Operacionit të Paqes në Qipro të cilin e filloi mëngjesin e 20 korrikut 1974 e filloi më 14 gusht duke shfrytëzuar të drejtën e garantimit që buron nga marrëveshjet ndërkombëtare. Tatar shtoi se si rezultat i kësaj, përfundoi robëria e turqve qipriotë që vazhdonte prej vitesh dhe se populli në Qipro fitoi lirinë duke ripërcaktuar kufijtë.

“Ashtu siç e deklaroi ditën e 20 korrikut kryeministri i asaj kohe i ndjeri Bülent Ecevit, i njohur ndryshe si ‘Karaoğlan’, Operacioni i Paqes solli paqe dhe qetësi në ishull jo vetëm për turqit por edhe për qipriotët grekë. Në çdo fazë të periudhave që kemi jetuar e deri kur të arrijmë shtetin tonë të lirë dhe sovran ka sakrifica dhe rezistencë të madhe të popullit tonë”, tha Tatar.

– “Kurrë nuk do të heqim dorë nga shteti ynë”

“Luftëtarët dhe ushtarët turq kanë dhënë jetën duke qëndruar krah për krah në këto territore”, tha Tatar i cili theksoi se atdheu dhe shteti janë amanet i dëshmorëve të shenjtë.

“Ky amanet nuk do të shkelet kurrë, por do ta mbrojmë dhe lartësojmë atë. Kurrë nuk do të heqim dorë nga atdheu, sovraniteti dhe shteti ynë. Kjo është përgjegjësia jonë më e madhe për brezat e ardhshëm dhe fëmijët tanë. Teksa përkujtoj të jenë të mëshiruar të gjithë dëshmorët, shpreh falënderimet e mia të thella për veteranët tanë”, tha Tatar në mesazhin e tij. /aa

Related posts

Netanyahu u kërkon “liderëve të botës së lirë” të qëndrojnë kundër urdhër-arresteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

admin

​Bujar Osmani: Jemi kundër thirrjeve për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

admin

Njohja e targave RKS nga Serbia, Bislimi: Është maskim për ta kamufluar dështimin në Banjskë

admin