RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë efektet pozitive të konsumimit të të verdhës së vezës

keto-jane-efektet-pozitive-te-konsumimit-te-te-verdhes-se-vezes

Duke konsumuar vezë, ju merrni proteinat e nevojshme për rikuperimin e muskujve dhe e verdha ka disa përfitime shtesë.

Nutricionisti Toby Amidor shpjegoi për revistën Eat This, Not That se të verdhat e vezëve përmbajnë luteinë, e cila është lidhur me ruajtjen e shëndetit të syve. Në veçanti, ka aftësinë të parandalojë degjenerimin makular, pra humbjen e shikimit që ndodh gjatë procesit të plakjes.

“E verdha e vezës përmban pothuajse gjysmën e proteinave në një vezë. Ato ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulore dhe për këtë arsye nuk duhet t’i hidhni kurrë të verdhat”, tha ai.

Të verdhat e vezëve përmbajnë gjithashtu acide yndyrore omega-3, të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Disa acide yndyrore omega-3 madje mund të vrasin kancerin dhe të ndihmojnë në trajtimin e artritit.

“E verdha e vezës përmban gjithashtu vitaminë D, e cila thith kalciumin dhe në këtë mënyrë forcon kockat e brishta”, tha ai.

Ai shtoi se është e rëndësishme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit të hanë të verdhat e vezëve për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të kockave, të cilat përfshijnë rakitin (tek fëmijët) dhe osteoporozën (tek të rriturit).

“Udhëzimet për dietën e amerikanëve 2020-2025 thonë se kjo popullatë nuk konsumon mjaftueshëm vitaminë D”, përfundoi Amidor.

Related posts

Aleati juaj gjatë verës gjendet tek uji me limon dhe mjaltë

admin

Nëse shkoni shpesh në tualet pas kafesë, trupi juaj po ju jep sinjale të qarta

rezart morina

6 ushqimet më të shëndetshme në planet

admin