RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian, Raisi: Asnjë kompromis për rregullin e detyrueshëm të shamisë

presidenti-iranian,-raisi:-asnje-kompromis-per-rregullin-e-detyrueshem-te-shamise

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se shkeljet e rregullit të detyrueshëm të shamisë, të cilat janë shtuar kohët e fundit, patjetër do të marrin fund në vend, transmeton Anadolu.

Duke folur në një aktivitet në kryeqytetin Teheran, Raisi iu referua “shkeljeve të rregullave të detyrueshme të hixhabit” që janë bërë të zakonshme gjatë protestave pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim policor vitin e kaluar.

Ai dha mesazhin se rregulli i shamisë do të zbatohet pa kompromis. “Lëvizjet për heqjen e shamisë do të ndërpriten patjetër. Duhet të informojmë ata që shkelin rregullin e shamisë në mënyrë të pavetëdijshme dhe pa dije, por janë të qarta edhe detyrat e disa prej atyre të paktëve që shkelin rregullin e shamisë me udhëzimet e të huajve”, tha Raisi.

Duke treguar fjalët e liderit iranian Ayatollah Ali Khamenei për këtë temë, Reisi theksoi: “Siç tha lideri i revolucionit, armiku erdhi në këtë shesh me një plan dhe ne duhet të dalim dhe të punojmë në mënyrë të planifikuar”.

Vdekja e Mahsa Aminit, e cila u arrestua nga policia në Teheran më 13 shtator 2022 me arsyetimin se nuk respektonte rregullin e shamisë çoi në protesta kundër qeverisë së vendit. Është bërë e ditur se qindra persona humbën jetën gjatë protestave.

Pas këtij procesi, në rrjetet sociale u shfaqën pamje që tregonin se disa gra në vend nuk respektonin rregullat e shamisë. Megjithatë, në mediat e vendit doli lajmi se disa biznese që u konstatuan se nuk respektonin ligjin e detyrueshëm të shamisë u mbyllën.

Qeveria iraniane paraqiti një projektligj në Parlament në maj që synon të kundërshtojë shkeljet e ligjit të detyrueshëm të hixhabit në vende publike përmes gjobave dhe bllokimit të shërbimeve bankare.

Related posts

Gërvalla dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

rezart morina

Fajon për situatën në Gaza: Bota ka dështuar në testin e njerëzisë

admin6

Sveçla zbulon planin e terroristëve serbë: Do të shkonin në Ibër, do shpallnin autonomi

rezart morina