RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian, Raisi: SHBA dhe mbështetësit e Izraelit janë bashkëpunëtorë në krimet e kryera në Gaza

presidenti-iranian,-raisi:-shba-dhe-mbeshtetesit-e-izraelit-jane-bashkepunetore-ne-krimet-e-kryera-ne-gaza

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se SHBA-ja e cila ofron mbështetje të hapur për Izraelin i cili po bombardon Gazën rëndë pa dallim objektivi, është bashkëpunëtore e krimeve që kryen qeveria e Tel Avivit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve të Iranit Tasnim, Raisi mbajti një fjalim drejtuar popullit gjatë një vizite në zonën Rostam në rajonin Fars.

“SHBA-ja dhe vendet mbështetëse të regjimit sionist, duhet ta dinë se janë bashkëpunëtorë në krimet e kësaj lufte të kryera në Gaza. Mos mendoni se me këto veprime do të përfundojë kërkesa dhe rezistenca e popullit palestinez”, deklaroi Raisi i cili në fjalimin e tij bëri të ditur se janë bombarduar vendbanime dhe janë vrarë fëmijë në sulmet e Izraelit kundër palestinezëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani në mesazhin e tij që ndau nga platforma e medias sociale X reagoi ndaj vendosjes së forcave ushtarake nga SHBA-ja dhe Britania në Mesdheun Lindor për të mbështetur Izraelin.

Ai theksoi se Washingtoni dhe Londra të cilët ofrojnë mbështetje të hapur për Izraelin që bombardon Gazën ku janë ndërprerë furnizimi me ujë, energji elektrike, karburant, ilaçe dhe ushqim, janë përgjegjës në aspektin ligjor dhe ndërkombëtar për krimet e luftës të kryera nga qeveria e Tel Avivit.

Related posts

Presidenti algjerian dhe homologu i tij francez diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

admin

Paralajmërimi i Netanyahut: Do t’u kundërvihem sanksioneve të mundshme ndaj ushtrisë izraelite

admin

Shqipëria do të pajiset me dronë “Bayraktar”

rezart morina