RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Sulmi izraelit ndaj këshilltarëve të Gardës Revolucionare “nuk do të mbetet pa përgjigje”

presidenti-iranian:-sulmi-izraelit-ndaj-keshilltareve-te-gardes-revolucionare-“nuk-do-te-mbetet-pa-pergjigje”

Presidenti iranian Ebrahim Raisi është zotuar se sulmi izraelit në të cilin u vranë pesë këshilltarë ushtarakë “nuk do të mbetet pa përgjigje”, transmeton Anadolu.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha të shtunën se pesë nga këshilltarët e saj ushtarakë u vranë në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin sirian Damask.

Në një deklaratë, zyra e Raisit e cilësoi vrasjen e këshilltarëve ushtarakë si “vrasje frikacake”.

Kjo “tregon kulmin e dëshpërimit dhe dobësisë së Izraelit kundër luftëtarëve të frontit të rezistencës”, thuhet në deklaratë.

“Nuk do të mbetet pa përgjigje”, theksohet më tej.

Që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Izraeli ka kryer herë pas here sulme në Siri ndaj pozicioneve ushtarake që u përkasin grupeve të mbështetura nga Irani dhe ushtrisë siriane.

Related posts

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

rezart morina

Rusia synon të rrisë eksportet e energjisë drejt Lindjes

admin

Sllovakia arrin marrëveshje me shtetet fqinje për mbrojtjen e hapësirës ajrore

rezart morina