Presidenti palestinez Mahmoud Abbas do të mbërrijë në Turqi të hënën për një vizitë zyrtare treditore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Abbas do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe, ka thënë ambasadori palestinez Fa’ed Mustafa në një deklaratë të cituar nga Wafa.
Diskutimet midis dy liderëve do të përfshijnë gjithashtu zhvillimet në Palestinë dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, ka njoftuar Mustafa. /aa