RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti rus Putin i quan ‘tradhti’ veprimet e liderit të Wagnerit

presidenti-rus-putin-i-quan-‘tradhti’-veprimet-e-liderit-te-wagnerit

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin grupit paraushtarak Wagner për “tradhti”, raporton Anadolu.

Duke iu drejtuar kombit, ai tha se Forcave të Armatosura Ruse u janë dhënë urdhra për të “neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.

“Të gjithë kriminelët që po tentojnë rebelim të armatosur do të ndëshkohen në mënyrë të pashmangshme”, tha Putin.

Çdo trazirë në vend është “kërcënim vdekjeprurës”, tha ai, duke shtuar se veprimet e Moskës do të jenë “të ashpra”.

Presidenti rus tha se do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur Rusinë.

“Nuk do të lejojmë që një luftë civile të ndodhë përsëri dhe do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë”, tha Putin.

Megjithatë, Putin lavdëroi luftëtarët e Wagnerit në Ukrainë, duke i quajtur “heronj”.

Rusia ka akuzuar shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, për nxitje të një rebelimi pasi forcat e tij në Ukrainë kaluan në qytetin rus të Rostovit.

Tensionet midis Kremlinit dhe Wagnerit u rritën pasi Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulm ndaj mercenarëve të tij, duke u zotuar të hakmerret.

Rusia i mohoi këto pretendime dhe lëshoi urdhra arresti për Prigozhinin.

Prigozhin në muajt e fundit e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mosfurnizim me armë të mjaftueshme për grupin paraushtarak.

Related posts

Roli i Erdogan në konfliktin në Gaza/ VOA: Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin

admin

Dy anije të tjera me grurë nisen nga Ukraina për në Itali dhe Turqi

admin

Vitin e kaluar 116 persona humbën jetën në aksidente në Maqedoninë e Veriut

admin