RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i Wagnerit refuzon akuzat e Putinit për ‘tradhti’: “Jemi patriotë. Kemi luftuar dhe do të luftojmë”

shefi-i-wagnerit-refuzon-akuzat-e-putinit-per-‘tradhti’:-“jemi-patriote.-kemi-luftuar-dhe-do-te-luftojme”

Kreu i grupit paraushtarak Wagner hodhi poshtë akuzën e presidentit rus Vladimir Putin për “tradhti”, transmeton Anadolu.

“Në lidhje me (akuzën) tradhtinë ndaj atdheut, presidenti (Putin) gaboi thellë. Ne jemi patriotë të atdheut tonë. Kemi luftuar dhe do të luftojmë, të gjithë luftëtarët e PMC Wagnerit, dhe askush nuk do të dorëzohet me kërkesë të presidentit, FSB-së (Shërbimit Federal të Sigurisë) apo dikujt tjetër”, tha Yevgeny Prigozhin në një audio-mesazh në Telegram.

Prigozhin tha më tej se nuk do të dorëzohen sepse nuk duan që vendi “të jetojë në korrupsion, në mashtrim dhe në burokraci”.

“Kur luftuam në Afrikë, na thanë se na duhet Afrika… Kur na thanë se ishim në luftë me Ukrainën, ne shkuam dhe luftuam. Por doli që municionet, armët, të gjitha paratë që janë vënë në funksion janë vjedhur dhe zyrtarët po i ruajnë për vete, vetëm për rastin që erdhi sot kur dikush shkon në Moskë”, tha ai.

Ai më vonë akuzoi ushtrinë ruse për shënjestrimin e zonave të përqendruara me civilë, sepse “ata nuk mund të godasin (objektivin) dhe godasin kudo”.

“Pra, ne jemi patriotë dhe ata që na kundërshtojnë sot janë ata që janë mbledhur rreth llumrave”, shtoi ai.

Putin e akuzoi Prigozhinin për tradhti në një fjalim drejtuar kombit sot, pasi forcat e grupit paraushtarak kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostovit.

Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se nuk e furnizon me armë të mjaftueshme grupin paraushtarak që ka luftuar përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë.

Related posts

Gjenden eshtra në Prekaz, mund të jenë të Listës së Personave të Zhdukur

admin6

Várhelyi: BE plan të ri për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor

rezart morina

Helikopterë, anije luftarake dhe radarë ajrorë të lëvizshëm, investimet e pritshme në ushtrinë shqiptare

admin6