RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Minatorët e “Trepçës” sërish në protestë për mosekzekutim të pagave

​minatoret-e-“trepces”-serish-ne-proteste-per-mosekzekutim-te-pagave

Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg, të cilët kanë nisur të enjten protestën shkaku i mos realizimit të pagave me kohë për muajin korrik, kanë vazhduar me protestën e tyre edhe gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka bërë të ditur për KP Destan Kërleshi, nënkryetar i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës në Stantërg.

Sipas tij, minatorët kanë kërkuar nga kryeshefi ekzekutiv ose dikush nga Bordi që t’i takojë ata dhe t’ju japin sqarime rreth situatës me paga, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

‘Edhe sot vazhdon protesta e minatorëve si pasojë e pakënaqësisë për mos pagesën e pagave nga muaji i kaluar… Edhe dje ndërrimi i parë, i dytë dhe i tretë kanë protestuar për shkak të mos pagesës… Punëtorët kanë kërkuar nga kryeshefi ekzekutiv, por edhe nga Bordi, që të sqarojnë para minatorëve pse nuk është realizuar pagesa e muajit të kaluar, …por sigurisht nuk kanë gjetur kohë dhe arsye që të vijnë para minatorëve as kryeshefi dhe as Bordi… Gojarisht ka thënë se do të bëhet pagesa sot ose të hënën, por me shkrim nuk ka asgjë se kur do të ndodhë… Do të thotë dje tri ndërrimet, edhe sot, pastaj vikendit, kjo është një humbje e madhe për ndërmarrjen, por shpresojmë se do të hasim në mirëkuptim dhe ta gjejmë një mundësi që të bëhet pagesa sa më shpejtë që është e mundur’, ka thënë Kërleshi.

Minatorët në Mitrovicë patën hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor.

Related posts

HRW: Instagram dhe Facebook zbatojnë censurë sistematike ndaj postimeve pro Palestinës

rezart morina

Kosovë, nga 1 shkurti euro do të jetë e vetmja valutë për pagesa

admin

Kurti në Berlin: Mërgata jonë motor i zhvillimit ekonomik

admin6