RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk dhe shefi i OKB-së diskutojnë tensionin izraelito-palestinez

presidenti-turk-dhe-shefi-i-okb-se-diskutojne-tensionin-izraelito-palestinez

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, kanë diskutuar hapat për të adresuar konfliktin izraelito-palestinez, i cili së fundmi u shndërrua në konfliktin më vdekjeprurës të parë në vite, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë, siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, Erdoğan dhe Guterres shkëmbyen pikëpamje mbi atë që mund të bëhet për të ofruar ndihma humanitare për civilët e pafajshëm në rajon përmes përpjekjeve të ndërmjetësimit të Turqisë.

Duke paralajmëruar se sulmet jo-proporcionale mund ta çojnë situatën në ngërç të mëtejshëm, presidenti turk i tha shefit të OKB-së se është shumë e rëndësishme që palët të veprojnë me përmbajtje dhe të shmangin hapat impulsiv.

Guterres tha se kishte frikë se numri i palestinezëve të zhvendosur në Gaza do të rritet mes sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe raketave të Hamasit.

Related posts

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 140 numri i viktimave

admin

Marco Rubio në Romë, takim me Papa Leonin XIV dhe Giorgia Melonin

admin

Ktheu lokalin në bazë për shitje droge, arrestohet zjarrfikësi në Pogradec! Pezullohet nga detyra (EMRI)

admin