RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gratë ruse po jetojnë me frikë pasi vrasësit dikur të burgosur u liruan për të luftuar

grate-ruse-po-jetojne-me-frike-pasi-vrasesit-dikur-te-burgosur-u-liruan-per-te-luftuar

Vrasja e Vera Pekhteleva më 2020 nga ish i dashuri ishte aq e tmerrshme sa edhe në Rusi ku dhuna kundër grave shpesh kalon pa u bërë gjë, shkaktoi reagim të madh.

Vladislav Kanyus kaloi orë duke e torturuar atë para se të vdiste; fqinjët vazhdimisht e thirrën policinë për britmat që dëgjoheshin, por policia nuk u shfaq aty. Në gjyq, u zbulua se kishte 111 plagë në trupin e Pekhtelevas.

Verën e kaluar, një gjykatë në Siberi e dënoi Kanyusin me 17 vjet burgim për vrasje. Familjarët e vajzës u zhgënjyen që gjykata hodhi poshtë akuzat për përdhunim, raportoi Guardian.

Nëntë muaj më vonë, nëna e Pekhtelevas pranoi dy fotografi nga një numër anonim në WhatsApp. Tregohej një burrë me veshje ushtarake, me mesazhin: “Kanyus është i lirë dhe po lufton në Ukrainë”.

Kanyus duket se ishte një nga dhjetëra mijëra të burgosurit rusë të liruar për të luftuar në Ukrainë. Shumica përfundoi duke luftuar për Wagnerin.

Si pjesë e marrëveshjes, të burgosurve iu tha se nëse luftonin për gjashtë muaj dhe mbijetonin, ata do të lejoheshin t’i ktheheshin jetës normale duke ua shlyer dënimin me burgim.

Nuk është e qartë nëse Kanyus po lufton ende, por dihet se është gjallë pasi ai rregullisht ka postuar në një llogari në VKontakte, një rrjet social rus.

Eksperimenti i presidentit Vladimir Putin me të burgosurit e Wagnerit duket se do të ketë ndikim të madh në shoqërinë e Rusisë për vite.

Ka pasur raportime të panumërta të ish-të burgosurve që i kanë mbijetuar betejës kur luftuan me Wagnerin dhe janë kthyer në shtëpi për të krijuar telashe. Në mesin e atyre që u liruan ka shumë që kanë kryer krime të dhunshme kundër grave.

Autoritetet ruse kanë një histori të gjatë të mosmarrjes seriozisht dhunën në familje ose kërcënimet ndaj grave. Tani, edhe në ato raste kur kriminelët u dënuan me burgim, viktimat dhe familjet e tyre jetojnë në frikë se ata do të kthehen në shtëpi më shpejt se që pritej.

Vyacheslav Samoilov vrau 33-vjeçaren Olga Shlyamina në mars 2021 dhe më pas e copëtoi e trupin ia fshehu. Ai u burgos për nëntë vjet, por tani duket se është i lirë pasi ka luftuar për tre muaj në Ukrainë.

Vadim Tekhov, i cili vrau 22-vjeçaren Regina Gagieva më 2019, do të duhej të ishte në burg deri në vitin 2035, por tani ai është falur pasi ka luftuar në Ukrainë dhe është kthyer në shtëpi.

Janë edhe ata që janë burgosur për përdhunim ose dhunë, viktimat e të cilëve janë ende gjatë dhe tani sërish janë në rrezik.

“Kemi marrë shumë mesazhe nga njerëz që janë të frikësuar, veçanërisht nga rajonet. Ata e dinë se nëse burrat që i kanë maltretuar ato kthehen nga lufta dhe fillojnë t’i rrahin sërish ose t’i vrasin, policia nuk do të bëjë asgjë, sepse tani këta burra shihen si heronj në vend të përdhunuesve ose vrasësve”, ka thënë Alena Popova, aktiviste ruse për të drejtat e grave.

Related posts

Ndryshon situata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

admin

Izraelitët marshojnë në Tel Aviv për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

admin6

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

rezart morina