RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk Erdoğan thotë se do t’i përshpejtojnë përpjekjet për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza

presidenti-turk-erdogan-thote-se-do-t’i-pershpejtojne-perpjekjet-per-armepushim-te-qendrueshem-ne-gaza

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Turqia do të përshpejtojë përpjekjet e saj për lirimin e të gjithë pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi të përhershëm në Gaza, transmeton Anadolu.

“Ne do të përshpejtojmë përpjekjet tona për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm. Shpresojmë se iniciativat tona do të vazhdojnë në mënyrë shumëdimensionale edhe në të ardhmen”, tha Erdoğan në rrjetin social “X”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritet me Popullin Palestinez.

Turqia qëndron pranë vëllezërve dhe motrave të saj palestineze, siç ka bërë gjatë historisë, u zotua ai.

“Ndihma jonë humanitare për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza vazhdon. Deri tani kemi dërguar 12 avionë dhe një anije të ngarkuar me materiale ndihme në (aeroportin) Al-Arish”, tha Erdoğan.

Ai tha gjithashtu se anija e dytë me 1.500 tonë ndihma humanitare u nis më herët gjatë ditës së sotme.

“Ne po lehtësojmë transferimin e të plagosurve, veçanërisht pacientëve me kancer dhe fëmijëve, në Turqi për trajtim. Ekzaminimet për vendndodhjen e spitaleve fushore që do të krijojmë në Gaza janë duke u zhvilluar”, shtoi udhëheqësi turk.

Related posts

Tërhiqet Mali i Zi? Ministrja për Çështje Evropiane: Do të përkrahim anëtarësimin e Kosovës në KiE

admin

Mijëra njerëz u mblodhën në San Francisko për të kërkuar armëpushim në Gaza

admin

Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutojnë për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës

rezart morina