RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm turk përsërit thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

ministri-i-jashtem-turk-perserit-thirrjen-per-armepushim-te-menjehershem-ne-gaza

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

“Ne jemi si grup duke punuar shumë për t’u siguruar që komuniteti ndërkombëtar do të përmbushë përgjegjësitë e tij, ligjore dhe morale. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme sepse në mungesë të busullës morale, ne do të humbasim rrugën tonë si njerëzim”, tha Fidan në takimin e përbashkët të komitetit ministror të caktuar nga samiti i jashtëzakonshëm i përbashkët arabo-islam.

Komiteti ndodhet në New York për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme.

“Prandaj, si komunitet ndërkombëtar, ne duhet të bëjmë çmos për ta trajtuar këtë çështje në çdo nivel, në nivel humanitar, në nivel politik, dhe ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm. Kemi nevojë për ndihmë të menjëhershme humanitare”, tha Fidan.

Shkaku kryesor i problemit duhet të adresohet menjëherë, tha ai, duke përsëritur mbështetjen e Türkiyes për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit Palestinë-Izrael, i cili përfshin krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Related posts

Blinken mirëpret marrëveshjen për zbatimin e propozimit evropian

admin

Tërmet në Kosovë

admin

Suedi, qindra persona anuluan festimin e Vitit të Ri dhe protestuan në mbështetje të Gazës

rezart morina