RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk pret në takim në Stamboll shefin e Hamasit

presidenti-turk-pret-ne-takim-ne-stamboll-shefin-e-hamasit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Stamboll shefin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton Anadolu.

Detaje të mëtejshme rreth takimit me dyer të mbyllura në zyrën e Dolmabahçes nuk u dhanë nga autoritetet.

Të mërkurën, sipas burimeve diplomatike, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, gjithashtu u takua me shefin e Hamasit në Doha për të diskutuar konfliktin e fundit të Gazës.

Fidan dhe Haniyeh së bashku me delegacionin e tij diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, armëpushimin, si dhe pengjet.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 34.049 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 76.901 të tjerë janë plagosur.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

Related posts

Pendarovski për alarmet për bomba: “Të gjitha organet kompetente janë maksimalisht të angazhuara”

admin

Kurti tregon kur fillon e kur pritet të përfundojë zbatimi i katër hapave për depërshkallëzimin në veri

admin

Dy pa’lestinezë të tjerë u vr’anë në bastisjet iz’raelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin