RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski për alarmet për bomba: “Të gjitha organet kompetente janë maksimalisht të angazhuara”

pendarovski-per-alarmet-per-bomba:-“te-gjitha-organet-kompetente-jane-maksimalisht-te-angazhuara”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në lidhje me alarmet për vendosje të bombave, tha se institucionet kompetente janë plotësisht të angazhuara dhe nuk lejojnë askënd që të ketë mundësi që realisht të vendosë një mjet shpërthyes, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditët e fundit, përfshirë edhe ditën e enjte, ka pasur disa alarme përmes e-mail adresave për bomba të vendosura në shkollat ​​fillore dhe të mesme, institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Jashtme, qendrat tregtare dhe objekte të tjera. Institucionet kompetente kontrollonin rregullisht objektet, pas çka konstatohej se alarmet për bomba janë të rreme.

Presidenti Pendarovski, i cili mori pjesë në një panel të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para ngjarjes tha se për momentin nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit për shkak të alarmeve për bomba.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme, e cila është më kompetente për mbrojtjen e shkollave, fëmijëve tanë, të gjithë punonjësve në ato objekte. Deri në këtë moment, vlerësoj se nuk ka nevojë të ngrihet kjo çështje në atë nivel sepse nga ajo që di dhe jam i informuar çdo ditë, ata janë aktivë 24/7 në lidhje me ato kërcënime”, tha Pendarovski.

Ai theksoi se është e vështirë të arrihet deri te adresat IP, të cilat janë kryesisht nga jashtë vendit, e sidomos te njerëzit që menaxhojnë ato adresa IP.

“Të gjitha organet kompetente janë maksimalisht të angazhuara dhe nuk lejojnë as të ketë ndonjë mundësi që dikush të vendosë një mjet shpërthyes në shkollat ​​tona”, tha Pendarovski.

Related posts

Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve policorë për marrje dhe dhënie të ryshfetit

admin6

OKB-ja: Në Etiopi 20 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare

rezart morina

Të enjten në OKB mbahet seancë për Kosovën, e thirrur nga Serbia

admin