RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti ukrainas: Aneksimi rus është i pavlefshëm

presidenti-ukrainas:-aneksimi-rus-eshte-i-pavlefshem

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka nënshkruar një dekret që shpall të pavlefshëm aneksimin e pjesëve të Ukrainës nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dekretit, vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, veçanërisht Krimenë që nga viti 2014, është i pavlefshëm.

Më tej, thuhet se “ata nuk kanë pasoja ligjore”.

Më herët të martën, Zelenskyy gjithashtu nënshkroi një dekret që thoshte se nuk do të ketë negociata me presidentin Putin.

Lëvizja e fundit nga Kievi vjen pasi parlamenti rus ratifikoi marrëveshjet për aneksimin e rajoneve të Ukrainës.

Të premten e kaluar, Putin nënshkroi marrëveshje me autoritetet e rajoneve separatiste të Ukrainës për bashkimin me Rusinë, pas referendumeve të mbajtura nga 23 deri më 27 shtator.

Votimi erdhi më shumë se shtatë muaj pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt.

Referendumet janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, me vendet evropiane dhe SHBA-ja që i quajtën ato si “të rreme” dhe theksuan se ato nuk do të njihen. /aa

Related posts

Turqia zotohet të përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për të ndaluar sulmet e Izraelit në Gaza dhe Kuds

rezart morina

Mbyllet afati për certifikim të partive për zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk aplikon

admin

Nuk ka negociata armëpushimi tani, thotë Hamasi

admin