RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti ukrainas Zelenskyy: Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar

presidenti-ukrainas-zelenskyy:-duhet-te-jemi-te-pergatitur-per-cdo-skenar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se do të vazhdojnë të luftojnë për fitore dhe të jenë gati për çdo skenar, pavarësisht problemeve energjetike për shkak të sulmeve ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Volodymyr Zelenskyy iu drejtua kombit në një video-mesazh në Telegram, duke uruar ata që festojnë Krishtlindjet.

“Kanë mbetur edhe pak ditë nga ky vit. Duhet të jemi të vetëdijshëm se armiku ynë do të përpiqet ta bëjë këtë kohë të errët dhe të vështirë për ne. Rusia ka humbur gjithçka këtë vit, por po përpiqet të kompensojë humbjet e saj me krenarinë e propaganduesve të saj pas sulmeve me raketa ndaj vendit tonë, ndaj energjisë sonë”, tha ai.

“E di që errësira nuk do të na pengojë t’u shkaktojmë pushtuesve disfata të reja, por duhet të jemi gati për çdo skenar”, shtoi Zelenskyy.

Ai u kërkoi ukrainasve të dëgjojnë alarmet ajrore dhe vuri në dukje se forcat ruse mund të nisin më shumë bombardime.

Ushtria ruse ka shënjestruar civilë në sulmet e fundit në qytetin Kherson, tha presidenti ukrainas.

Related posts

Franca në zgjedhje të parakohshme, The Economist: Programet ekonomike të së djathtës ekstreme dhe të majtës, janë të rrezikshme! Çfarë parashikoje propozimet e palëve

admin

Greqia dhe Franca rinovojnë paktin e mbrojtjes dhe zgjerojnë bashkëpunimin strategjik

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Kemi marrë vendim për udhëtim mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Turqisë me letërnjoftime

admin