RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e Hungarisë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

presidentja-e-hungarise:-mbeshtesim-integrimin-e-shqiperise-ne-be

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka theksuar se Hungaria mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu.

Novak tha se është hera e parë që është në Shqipëri. Sipas saj, me Shqipërinë kanë një marrëdhënie historike të gjatë dhe miqësore dhe shtoi se po përpiqet të bëjë sa më shumë si presidente për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ajo tha se ka ardhur në një kohë kritike në Shqipëri dhe sipas saj Evropa është në rrezik. “Evropa ka vështirësi, përballet me vështirësi të tilla të cilat prej kohësh nuk u përballuan. Në radhë të parë lufta në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte. Në radhë të dytë, Ballkani Perëndimor, stabiliteti, së treti rritja e vazhdueshme e presionit të emigrimit ilegal, së katërti sfidat demografike që duhet të përballemi me forcë sesa ndonjëherë në histori dhe së pesti fuqia politike botërore e Evropës është në pikëpyetje”, tha Novak.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, ajo tha se “Vendimi i Rusisë që të sulmojë fqinjin e saj na ka vendosur në një situatë të re. Ne jemi pranë Ukrainës. Ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Të mbështesim ata që janë refugjatë nga lufta në Ukrainë. Si fqinj drejtpërdrejt të Ukrainës deri tani 2 milionë refugjatë kemi ndihmuar”.

Duke iu referuar edhe tensioneve të fundit në veri të Kosovës, presidentja hungareze theksoi se është e bindur që çelësi i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor është integrimi evropian. “Jam e bindur që integrimi evropian do na çojë drejt paqes, stabilitetit në të gjithë Evropën, sepse, paqja dhe siguria e Evropës varet shumë nga Ballkani Perëndimor”, tha ajo.

Ajo theksoi se mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe shtoi se “Shqipëria është pjesë e Evropës. Ne duam që Shqipëria sa më shpejt të jetë zyrtarisht pjesë e Evropës. Ne kemi nevojë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, tha Novak.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Novak u takua me homologun e saj Bajram Bagaj dhe zëvendëskryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj Valikaj.

Related posts

Pesë palestinezë u vranë gjërsa forcat izraelite sulmuan kampin e Bregut Perëndimor

admin

Ushtria izraelite sulmon qytetin Nablus, plagosen tre palestinezë

admin

Sulm me thikë në Britani, raportohet për viktima! Policia arreston autorin e dyshuar

admin