RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

presidentja-e-maqedonise-se-veriut-uron-besimtaret-myslimane-me-rastin-e-kurban-bajramit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai, si dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, transmeton Anadolu.

Ajo uroi që kjo ditë të festohet në paqe, gëzim dhe mirëqenie familjare, duke theksuar rëndësinë shpirtërore të festave të mëdha në një botë të mbushur me pasiguri, mosbesim dhe ndarje.

Sipas saj, Kurban Bajrami përmes simbolikës së tij të sakrificës dhe bujarisë përcjell vlera të rëndësishme si humanizmi, empatia, solidariteti dhe përgjegjësia ndaj tjetrit.

Presidentja theksoi se aftësia për të ruajtur dashurinë dhe kujdesin ndaj të afërmve, edhe në kohë dallimesh dhe sfidash, është tregues i integrimit të një shoqërie.

Ajo shtoi se vetëm përmes mirëkuptimit dhe kulturës së respektit, dallimet mund të shndërrohen në forcë dhe jo në dobësi, duke u kthyer në ura që bashkojnë shoqërinë.

Related posts

Shumica e grekëve shkurtojnë shpenzimet për ushqim, nevojat bazë, ndërsa kostoja e jetesës rritet

admin

Presidenti Erdoğan priti ministrin e Jashtëm rus Lavrov

Muhamet Ramadani

Irani i paraqet Pakistanit një propozim të ri për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në për përfundimin e luftës

Kushtrim Guraj