RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja e Parlamentit Evropian: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

presidentja-e-parlamentit-evropian:-sot-eshte-dite-historike,-duhet-t’i-liberalizohen-vizat-kosoves

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e ka cilësuar ditën e sotme si historike.

Në kohën kur edhe po mbahet Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ajo theksoi se liberalizimi për kosovarët duhet të ndodhë.

Duke folur në emër të eurodeputetëve, Metsola deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhin.

“Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Evropian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për liberalizimin e vizave për Kosovën”, deklaroi ajo.

Po ashtu Metsola tha se këto janë pikat që do të diskutohen brenda samitit.

“Këto janë pikat që do të fliten brenda samitit, sepse kjo është dita kur ne duhet të shikojmë drejt Ballkanit Perëndimor si vende që janë fqinj tonë dhe vende që duhet ta gjejnë veten në Bashkimin Evropian, i cili është shtëpia e tyre”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Related posts

Katari njofton Izraelin se Hamasi ka pezulluar bisedimet për shkëmbimin e pengjeve

admin

Lukashenko fajëson Ukrainën për provokimet në kufi

admin

Certifikohen ushtarët e rinj të FSK-së

rezart morina