RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrëzimi i qeverisë bullgare/ Kryeministri Petkov drejton gishtin nga mafia dhe Rusia

rrezimi-i-qeverise-bullgare/-kryeministri-petkov-drejton-gishtin-nga-mafia-dhe-rusia

Qeveria bullgare e Kryeministrit Kiril Petkov ka rënë ditën e mërkurë, duke humbur mocionin e besimit në Parlamentin bullgar me 123 vota pro, 116 kundër dhe asnjë abstenim. Rrëzimi i qeverisë sjell pengesë edhe për vendimmarrjen e heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut.

Partitë opozitare dhe partia ITN, një ish-aleate në koalicionin qeveritar të Petkov, bashkuan vota kundër qeverisë së Petkovit. Vota do të thotë se partia e qendrës e Petkovit, partia Vazhdo Ndryshimin, ka një shans të dytë për të propozuar një qeveri. Nëse dështon ta bëjë këtë, mund të bëhen edhe dy përpjekje të tjera nga partitë e tjera përpara se Presidenti të emërojë një kabinet të përkohshëm dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme. Këto do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare të Bullgarisë që nga prilli i vitit të kaluar.

Mocioni u propozua nga partia opozitare GERB e ish-Kryeministrit konservator Bojko Borisov. Petkov, një 42- vjeçar i diplomuar në Harvard, është zotuar se do të luftojë korrupsionin dhe ka marrë një qëndrim jashtëzakonisht të fortë kundër Rusisë, pavarësisht nga marrëdhëniet tradicionalisht miqësore të Sofjes me Moskën. Petkov shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes në shkurt për refuzimin për ta quajtur “luftë” pushtimin rus të Ukrainës dhe mbështeti sanksionet e BE-së kundër Moskës.

ITN u largua nga koalicioni pasi akuzoi Petkovin për shpërfillje të interesave të Bullgarisë, duke nxitur heqjen e vetos në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE nën presionin e aleatëve të saj në BE dhe NATO.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili vizitoi Bullgarinë në fillim të këtij muaji, i kërkoi Sofjes të hiqte dorë nga kundërshtimi i saj ndaj aspiratave të Maqedonisë së Veriut për në BE për një sërë mosmarrëveshjesh gjuhësore dhe historike. Bullgaria po përballet gjithashtu me inflacionin e lartë, i cili është rritur në nivelin më të lartë të 24 viteve muajin e kaluar, kur arriti në 15.6 për qind. Sipas sondazheve te reja, ka të ngjarë të përfitojnë partia GERB e Borisovit, si dhe partitë proruse, si Rilindja Nacionaliste, pasi problemet ekonomike dhe lufta në Ukrainë kanë polarizuar shoqërinë.

Qeveria e 99-të e Bullgarisë me Kryeministër Kiril Petkov u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tri herë, një rekord në historinë e Bullgarisë. Pengesë e madhe ishte edhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian. Sofja kishte vënë veton për 4 çështje kryesore, si: mospërputhja me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017; gjuha e urrejtjes; shkatërrimi i monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimi i historisë bullgare. /panorama

Related posts

Gjermani – Lideri i AfD-së në gjyq për përdorimin e një slogani nazist

rezart morina

“Ngacmuesit seksualë të largohen nga UP-ja”

admin6

Sinani: Mbi 6 mijë shqiptarëve iu hoq e drejta e votës në zgjedhjet e 17 dhjetorit

admin