RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier bisedojnë për dialogun me Serbinë

presidentja-osmani-dhe-ambasadori-hovenier-bisedojne-per-dialogun-me-serbine

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.

Dyshja kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

Related posts

Presidenti libanez do të takohet me Trumpin më 21 korrik për të diskutuar bisedimet me Izraelin

Muhamet Ramadani

Assadi i Sirisë të enjten udhëton për vizitë zyrtare në Kinë

Muhamet Ramadani

Zbardhen detaje të reja të propozimit të ri të Hamasit për armëpushim në Gaza, Izraeli: Kërkesat janë jorealiste

admin