RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas tensioneve në veri, Stoltenberg flet me Kurtin: Të gjithë duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme

pas-tensioneve-ne-veri,-stoltenberg-flet-me-kurtin:-te-gjithe-duhet-ta-ruajne-qetesine-dhe-te-shmangen-veprimet-e-njeanshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg.

Related posts

Numri i viktimave në Gaza rritet në 73,786

RTI

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin

Belgjika dënon vendimin e Izraelit për avancimin e projektit të vendbanimit E1 në Bregun Perëndimor

Hevzi