RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kërkon mbështetje nga Fajon, për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

osmani-kerkon-mbeshtetje-nga-fajon,-per-rrugetimin-euroatlantik-te-kosoves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Zëvendëskryeministren e Sllovenisë, Tanja Fajon, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme.

Marrëdhëniet me Slloveninë janë vlerësuar si tejet miqësore, teksa Presidentja Osmani ka çmuar mbështetjen historike të Sllovenisë për Kosovën dhe për integrimin e saj ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar Slloveninë për angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, të cilën gjë e ka treguar edhe me emërimin e një emisari special.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe përkushtimi i përbashkët i thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani dhe Zëvendëskryeministrja Fajon diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun.

Megjithatë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare.

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka dëshmi se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar

admin

Helikopterë, anije luftarake dhe radarë ajrorë të lëvizshëm, investimet e pritshme në ushtrinë shqiptare

admin6

Izraeli planifikon sulm në Rafah, Borrell: Gjendja është alarmante

admin