RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se Netanyahu miratoi armëpushimin pa u konsultuar me kabinetin e luftës

pretendohet-se-netanyahu-miratoi-armepushimin-pa-u-konsultuar-me-kabinetin-e-luftes

Televizioni shtetëror izraelit KAN pretendon se kryeministri Benjamin Netanyahu pa u konsultuar me kabinetin e luftës miratoi “nenin për ruajtjen e armëpushimit për negociatat midis fazave të procesit me kërkesë të Katarit” në marrëveshjen e negociuar mes palëve në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “KAN”, drejtori i agjencisë izraelite të inteligjencës së jashtme, “Mossad”, David Barnea gjatë takimeve që mori pjesë me zyrtarë të Egjiptit dhe Katarit në Paris, mori miratimin nga kryeministri Netanyahu për të vazhduar armëpushimin për vazhdimin e negociatave në faza të ndryshme të marrëveshjes ndërmjet palëve, me kërkesë të Katarit.

Në lajm një burim pranë kabinetit tha se anëtarët e kabinetit të luftës janë vënë në dijeni për këtë çështje pas miratimit të kryeministrit. Në deklaratën e saj lidhur me lajmin, Zyra e Mediave e Kryeministrisë tha se “Udhëzimi i kryeministrit drejtuar drejtorit të Mossadit është i vlefshëm: ‘Informoni të gjithë kabinetin e luftës për këtë çështje dhe merrni mendimet e tyre’”.

– Pretendimi se Izraeli “nuk e pranon fundin e luftës”

Duke folur për “Yedioth Ahranot”, zyrtarët izraelitë deklaruan se “nuk do të pranojnë të ndalojnë luftën” në përgjigje të kërkesës së Hamasit për lirimin e të burgosurve në Gaza dhe tërheqjen e ushtrisë nga Gaza.

Zyrtarët pohuan se projekt-marrëveshja parashikon lirimin e 1.500 të burgosurve palestinezë, përfshirë “emra të profilit të lartë” nga burgjet izraelite.

Duke folur për Anadolu, burime palestineze raportuan se Hamasi kishte pranuar planin, i cili parashikon shkëmbim të burgosurish në tre faza dhe armëpushim në Gaza, secila prej 45 ditësh.

Related posts

Agjencia amerikane e barnave miraton rreth 800 mijë vaksina kundër lisë së majmunit

admin

Putin: S’ka marrëveshje të re gruri derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e Rusisë

rezart morina

Scholz: E djathta ekstreme një kërcënim i madh për demokracinë gjermane

admin