RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi i kurorës i Arabisë Saudite diskuton bashkëpunimin dypalësh me senatorin amerikan

princi-i-kurores-i-arabise-saudite-diskuton-bashkepunimin-dypalesh-me-senatorin-amerikan

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u takua me senatorin amerikan Chris Van Hollen, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe çështje me interes të përbashkët, transmeton Anadolu.

Takimi u zhvillua dje në qytetin Jeddah, sipas agjencisë zyrtare të shtypit saudit, ndonëse koha e mbërritjes dhe kohëzgjatja e vizitës së senatorit nuk u specifikua.

Dy bashkëbiseduesit shqyrtuan “marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin midis Riadit dhe Washingtonit dhe diskutuan disa çështje me shqetësim të përbashkët”, shtoi agjencia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në takim morën pjesë ministri saudit i mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman bin Abdulaziz dhe Ministri i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Musaad bin Mohammed Al-Aiban.

Sipas agjencisë, delegacioni amerikan përfshinte ambasadorin amerikan në Arabinë Saudite, Michael Ratney.

Related posts

Erdoğan: Turqia vlerëson përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit dhe ndihmat që vijnë nga e gjithë bota

admin

Vëllai i Ipeshkvit të Kosovës punon derën e xhamisë në Ferizaj, BIK: Kjo tregon edhe harmoninë fetare

admin

Digjen dy zyre në Gjykatën e Kaçanikut, thuhet se zjarri u vu qëllimshëm

admin