RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Prishtina e ngarkuar me vetura, transporti publik shihet si zgjidhje

​prishtina-e-ngarkuar-me-vetura,-transporti-publik-shihet-si-zgjidhje

Prishtina vazhdon të mbetet e ngarkuar me automjete shkaku i mungesës së rrugëve, e shfrytëzimi i transportit publik po shihet si zgjidhje e vetme.

Njohës të çështjeve së komunikacionit kanë thënë se për shkak të mbingarkesës së automjeteve në rrugët e Prishtinës, qytetarët ballafaqohen gati çdo ditë me kolona dhe tollovi në komunikacion.

“Për nivelin e rrugëve nuk janë zhvilluar d.m.th. barabarësish rritja e numrit të automjeteve e shoqëruar me ndërtimin e rrugëve te reja dhe në qytete ndodh pastaj të kemi, të krijohet tollovi për shkak të mbingarkesës së rrugëve dhe fluksit të madh të automjeteve e cila nuk është më sikurse në muajt e tjerë vetëm në një afat të caktuar kohor, por pothuajse në qytet ne ballafaqohemi për gjatë gjithë ditës qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe deri vonë në orët e vona të mbrëmjes dhe nëpër vikende”, ka deklaruar Muhamed Krasniqi, njohës i kësaj fushe.

Sipas Krasniqit, Kosova është shembull i mirë i ndërtimit i rrjetit të ri rrugor sa i përket autostradave, por kjo sipas tij, nuk vlen edhe për rrugët nacionale dhe ato brenda mjediseve urbane.

“Prandaj e vërejmë më shumë këtë prezencë të madhe të automjeteve, dhe këtu qëndron krejt problemi për shkak se nuk duhet që të gjitha automjetet të lejohen dhe të futen në qendrën e qytetit për të krijuar një tollovi”, është shprehur ai.

Njohësi i çështjeve të komunikacionit ka propozuar që qytetarët të mos përdorin automjete brenda rrugëve të qytetit, por të udhëtojnë me forma të tjera të transportit publik.

“Tash nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë, 50 automjete nëse janë nga një person në ngasje në drejtim të automjetit motorik atëherë kemi një autobus me 50 udhëtarë qëllimi është që të mos motivohen qytetarët që të përdorin automjetet e kam fjalën për pjesët brenda qytetit, por thjesht të përdoren forma tjera të transportit publik”, ka shtuar Krasniqi.

Njohësi tjetër i kësaj fushe, Bekim Ahmeti, ka theksuar se në kryeqytet nuk duhet të lejohet asnjë ndërtim në zonat urbane të komunikacionit.

Ai ka potencuar se nëse kryeqytetit nuk i ndërtohet transporti hekurudhor, Prishtina do të vazhdojë të këtë kolona të gjata. Zgjidhje momentale, Ahmeti e cilësoi transportin publik.

“Prishtina e ka nga 10 deri 12 komunikacionin të ngufatur, ne i themi kur është i dendur që është kallaballëk e guzhmë, 08:31 por është i dendur kurse komunikacioni kur lëviz me vështirësi është kategoria E, kurse F është komunikacioni i ngulfatur ku diktohet tempoja e lëvizja katër deri pesë kilometra në orë ku ne çdo ditë e shohim këtë lloj komunikacioni…Problemi kryesor në qytetin e Prishtinës është transporti publik…Në qoftë se nuk bëhet transporti hekurudhor të lidhen këto qendra sepse i kemi 120 mijë automjete brenda 24 orëve që hyjnë në Prishtinë. Imagjinoje të dielën Prishtina i kthehet gjendjes vetëm me banorë rezident është problem deri sa të krijohet kjo gjendje do të ketë kolona të tilla, apo edhe një politikë tjetër që duhet të ndjekë qyteti i Prishtinës, që nuk do të lejojë leje ndërtimi në zonën qendër të Prishtinës askund”, tha Ahmeti

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, është shprehur kundër pretendimit se projektet për rrugët e Prishtinës ndërlidhen me tollovinë e komunikacionit,

“Mendoj që vendimi i kryetarit Rama për bllokimin e tre rrugëve ‘Rexhep Luci’, ‘Qamil Hoxha’ dhe rrugën e cila të ndërlidhen me oborrin e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare nuk kanë të bëjnë fare me komunikacionin apo tollovinë në komunikacion. Realisht nuk janë rrugë që kanë rol apo ndikojnë në mobilitet. Janë rrugë të cilat do t’i kthehen komunitetit, do t’i kthehen qytetarit, janë rrugë të cilat do të transformohen me mobilieri urbane, me gjelbërim , më kënde që do të shfrytëzohen nga komunitete”, është shprehur Musliu.

Related posts

VIDEO/ Fushata presidenciale, Donald Trump i jep një gruaje 100 dollarë për të blerë produkte ushqimore

admin

Finlanda, shteti i parë që do të vaksinojë njerëzit kundër gripit të shpendëve

admin

Kryetari i Lezhës: Shuhen zjarret në Shëngjin, situata nën kontroll

RTI