RTV AHIRETI
Uncategorized

Prishtina vazhdon aksionin higjienik, pastrohen dhe dezinfektohen hapësirat pranë kontejnerëve

prishtina-vazhdon-aksionin-higjienik,-pastrohen-dhe-dezinfektohen-hapesirat-prane-kontejnereve

Aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Prishtinë ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, me fokus në zonat përreth kontejnerëve të mbeturinave.

Në kuadër të këtij aksioni janë kryer punime të larjes, dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit në disa pjesë të kryeqytetit, me qëllim përmirësimin e kushteve higjienike për qytetarët.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ekipet e terrenit kanë ndërhyrë në lagjet Bregu i Diellit dhe Ulpianë, ndërsa aktivitetet do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të qytetit.

Në aksion janë përfshirë ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe punëtorët në terren.

Nga Komuna kanë bërë të ditur se qëllimi i këtij angazhimi është krijimi i një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për banorët, sidomos gjatë periudhës së temperaturave të larta kur kërkohet kujdes i shtuar për higjienën publike.





Related posts

14 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 10 orëve të fundit, 7 ende aktive – ndërhyrje me zjarrfikës, helikopter dhe avion

Kushtrim Guraj

Breaking Down Barriers: SWE Senate Subteam Identifies and Addresses Systemic Structures

Travel News – How this family of 3 can afford to travel the world year-round

admin