RTV AHIRETI
Shëndetësi

Problemet kardiake edhe tek të rinjtë, mjekët: Ndikojnë stili i keq i jetesës dhe stresi

problemet-kardiake-edhe-tek-te-rinjte,-mjeket:-ndikojne-stili-i-keq-i-jeteses-dhe-stresi

Mjekët kardiologë po konstatojnë një numër të shtuar të fataliteteve tek të rinjtë si pasojë e problemeve kardiake.

Mjeku Kardiolog Andri Çabeli, thotë se shkak për këto fatalitete në moshë të re është infarkti i miokardit, i cili më herët prekte vetëm personat mbi 40 vjeç.

Hipertensioni është një tjetër patologji e cila kohët e fundit po prek në masë edhe të rinjtë, kryesisht meshkujt.

Mjekët kardiologë sugjerojnë që kontrollet për zemrën të bëhen që në moshën 20 vjeçare, madje ti shtohen kontrolleve rutinë.

Zemra si organ në disa raste nuk jep simptomatika të theksuara, dhe qytetarët kanë tendencën të kryejnë kontrolle vetëm në rast shqetësimesh nëse problemet kardiake kapen në kohë, rrisin shanset për parandalimin e fataliteteve.

Related posts

Arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes

Muhamet Ramadani

Bëni një dush të nxehtë para gjumit për të fjetur më mirë në temperatura të larta

admin

​Astma mund të jetë një sëmundje vdekjeprurëse, këto janë simptomat

admin