RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama viziton Turqinë me ftesë të presidentit Erdoğan

rama-viziton-turqine-me-ftese-te-presidentit-erdogan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 20 shkurt 2024, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Në kuadër të vizitës, do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri në Ankara nën bashkëkryesimin e Presidentit Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Gjatë mbledhjes së Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimeve.

Në kuadër të vizitës do të nënshkruhen edhe disa dokumente të ndryshme që synojnë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Shqipëri.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, gjatë vizitës do të flitet edhe për zhvillimet në Ballkan dhe zhvillimet e tjera të sigurisë.

“Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në bisedimet me Shqipërinë, aleatin e Turqisë në NATO, do të shkëmbehen pikëpamjet për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Ballkanin, mbi bazën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, thotë Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Related posts

Japonia këtë vit mund të regjistrojë nivelin më të ulët historik të lindjeve

admin

Një milion gra dhe vajza të zhvendosura në Gaza thonë nga UN Women

admin

Vendet e BRICS-it kërkojnë respektimin e armëpushimit dhe aksesin humanitar në Gaza

Kushtrim Guraj