RTV AHIRETI
Shëndetësi

Problemet nga skolioza te fëmijët

problemet-nga-skolioza-te-femijet

Skolioza apo problemet në shtyllën kurrizore janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit edhe tek grupmosha e fëmijëve. Sipas specialistëve këto probleme ndeshen edhe tek fëmijët e moshës 6 apo 7-vjeçare.

“Devijimet posturale para 6 vitesh kanë qenë deri në 10% në rastin më të shumtë, pra po marrim maksimumin e këtyre devijimeve, ndërsa sot sipas studimeve të këtij viti na rezulton se 45% e fëmijëve kanë devijime posturale. Nga ky grup kemi çuar për ekzaminim imazherik një pjesë të mirë. Sipas kësaj janë konfirmuar 35% e këtyre rasteve me devijime të shtyllës kurrizore. Sot shohim edhe raste 6 apo 7 vjeç me këto deformime”, tha ai.

Mungesa e aktivitetit fizik, por sidomos përdorimi për një kohë të gjatë i pajisjeve elektronike kanë impakt direkt në devijimet posturale tek kjo grupmoshë sipas ekspertëve.

Specialistët rekomandojnë që prindërit duhet t’u kryejnë kontrolle periodike fëmijëve në mënyrë që të shmangen problemet serioze në shtyllën kurrizore.

Related posts

4 shenjat paralajmëruese që ju dërgoni trupi kur gjëndra tiroide ka dalë jashtë kontrollit

Muhamet Ramadani

​Arsyet që fshihen pas dhimbjes së kokës në mëngjes

admin

Studimi: Vetmia është po aq vdekjeprurëse sa duhani

admin