RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pikat e shiut ndihmojnë në largimin e ankthit dhe stresit

pikat-e-shiut-ndihmojne-ne-largimin-e-ankthit-dhe-stresit

Nëse e gjeni veten në ambient të hapur kur është duke rënë shi, kjo nuk do të thotë se duhet të nxitoni për në shtëpi sa më shpejt që është e mundur.

Në fakt, sipas hulumtuesve, ecja në shi ka shumë përfitime shëndetësore.

Bright Side i tregon disa prej përfitimeve që i sjell ecja në shi.

Aroma e shiut na bën të lumtur
Shumë bimë prodhojnë vajra të cilat lirohen pas shiut.

Ato i japin ajrit një aromë të cilës njerëzit i reagojnë pozitivisht. Kjo ka të bëjë edhe me erën specifike të ozonit (atomeve të oksigjenit), të cilat ia sjellin ajrit freskinë, e përmirësojnë sistemin tonë qarkullues dhe e zgjojnë trurin.

Të gjitha këto sjellin gëzim te ne.

Shiu e përmirëson metabolizmin
Aktiviteti fizik në shi e aktivizon metabolizmin. Kjo për shkak se lëvizja në këto gjendje atmosferike e nxisin trupin të shfrytëzojë më shumë energji.

Ajri pastrohet gjatë shiut

Shiu i absorbon ndotësit nga ajri, e pastron pluhurin, e pasuron ajrin me oksigjen dhe sjell ndjenjën e freskisë.

Kësisoj, shiu e pastron ajrin dhe kjo është e mahnitshme për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Zhurma e shiut është relaksuese.

Related posts

Për të ruajtur shëndetin, shmangni këto gabime kur hani mëngjes

admin

​Aspirina, çfarë përfitoni dhe çfarë rrezikoni

admin

Një mostër floku mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të Parkinsonit – ja çfarë tregojnë gjetjet

admin