RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prodhuesi turk i dronëve Baykar nënshkruan marrëveshje të madhe eksporti me Arabinë Saudite

prodhuesi-turk-i-droneve-baykar-nenshkruan-marreveshje-te-madhe-eksporti-me-arabine-saudite

Prodhuesi turk i dronëve Baykar nënshkroi marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes në historinë e Turqisë me Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

Haluk Bayraktar, menaxheri i përgjithshëm i firmës, shkroi në Twitter se Baykar dhe Ministria saudite e Mbrojtjes nënshkruan një marrëveshje për dronin luftarak të firmës të quajtur “Akıncı”.

Akıncı mund të mbajë ngarkesa të ndryshme dhe është i pajisur me avionikë të dyfishtë të inteligjencës artificiale.

Ai është në gjendje të kryejë operacione që kryhen me avionë luftarakë, duke mbajtur sisteme mbështetëse elektronike, sisteme të dyfishta komunikimi satelitor, radar ajër-ajër, radar për shmangien e përplasjeve dhe radar me hapje sintetike.

Mund të përdoret gjithashtu në misione ajër-tokë dhe ajër-ajër.

Si pjesë e vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Arabinë Saudite, dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh të hënën që përfshijnë investimet, industrinë e mbrojtjes, energjinë dhe komunikimet.

Related posts

Rrugët në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara, situata aktualisht është e qetë

admin

Gjermania parashikon mungesa ushtarake edhe pas 2030-s

admin

Trump deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për komplot për përmbysjen e humbjes në zgjedhje

admin